TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Gusht 2023, 15:05

Vrasja e inxhinierit në Vlorë pas sherrit për borxhet, arrestohet autori

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e inxhinierit në Vlorë pas sherrit për borxhet,

Autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur sot në mesditë në Vlorë ka rënë në prangat e policisë. Armando Meto, 55 vjeç, me profesion inxhinier, vdiq nga goditjet e me grushte të agresorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri” rreth orës 11:45 pas sherrit për një borxh.

Blutë kanë shoqëruar disa persona për të kuptuar mbi rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes, kryesisht njerëz të pranishëm në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa raportohet se për zbardhjen e rrethanave do të shërbejnë pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tashmë janë sekuestruar nga grupi hetimor.

Mësohet se shkak i sherrit midis dy burrave mendohet të ketë qenë një borxh i pashlyer, por kjo pritet të qartësohet nga hetimet.

Lini një Përgjigje