TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Gusht 2023, 14:10

Sherri për borxhet përfundoi në tragjedi, publikohet fotoja kush është viktima në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Sherri për borxhet përfundoi në tragjedi, publikohet fotoja kush

55-vjeçari Armando Meshau është viktima i sherrit që ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi në një pikë interneti pranë gjykatës së Vlorës.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, ku pas një sherri mes dy personave, Meshau ka humbur jetën për shkak të goditjeve të njëpasnjëshme me grushte.

Ndërkohë, policia i është vënë pas autorit të ngjarjes së rëndë, i cili pas ngjarjes është larguar menjëherë në drejtim të paditur.

“Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin.

 

vlorë sherri armando meshau

Lini një Përgjigje