TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Gusht 2023, 11:46

I arrestuar 3 herë për vjedhje, zbardhen detaje si tentoi 23 vjeçari të grabiste bankën tek 'Unaza e Re'

Shkruar nga Pamfleti

I arrestuar 3 herë për vjedhje, zbardhen detaje si tentoi 23

Zbulohen detaje të reja lidhur me tentativën e grabitjes së bankës tek Unaza e Re në Tiranë.

23-vjeçari Enrik Islamaj ka qenë i vetëm në tentativën për të grabitur bankën e nivelit të dytë. Ai rezulton me precedentë të theksuar kriminalë. Edhe më herët, është arrestuar 3 herë për vjedhje banesash.

Sipas burimeve, Islamaj ka hapur me mjete rrethanore derën kryesore të bankës në orët e para të mëngjesit dhe më pas ka goditur me gurë e tulla xhamin e filialit, por pa mundur ta çajë atë. Në këtë moment ka rënë edhe sistemi i alarmit të bankës, i cili ka alarmuar menjëherë policinë që mbërriti në vendin e ngjarjes.

23-vjeçari u arrestua në flagrancë ndërsa ka pretenduar para hetuesve se ishte në kushte depresioni kur ka goditur derën dhe xhamin e bankës.

 

detaje vjedhje banke

Lini një Përgjigje