TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Gusht 2023, 10:50

Droga në repartin e Zall Herrit, sot jepet masa e sigurisë për 3 ushtarakët e arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

Droga në repartin e Zall Herrit, sot jepet masa e sigurisë për 3

Ka nisur seanca për dhënien e masës së sigurisë për 3 ushtarakët e arrestuar në lidhje me parcelën e kanabisit që u zbulua në repartin ushtarak të Zall-Herr-it.

Masa do të jepet nga gjykata e Tiranës.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:

– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë: A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture; P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge; I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier; P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

Ajo që ka befasuar më shumë policinë ka qenë fakti që bimët kanë qenë deri 2,7 metra të larta, që do të thotë se janë kultivuar prej të paktën prej 3 muajsh.


Ka qenë një koordinatë e avionit të Guardia di Financa, i cili bën patrullime ajrore për kanabisin, që mbërriti në policinë e shtetit duke e vënë në lëvizje për të kryer këtë operacion.

 

droga në repartin e zall herrit 3 ushtarakët e arrestuar

Lini një Përgjigje