TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Gusht 2023, 11:02

Droga në Zall Herr, lihen në burg tre ushtarakët: Nuk e kultivuam ne, s’kontrollonim dot 140 ha tokë

Shkruar nga Pamfleti

Droga në Zall Herr, lihen në burg tre ushtarakët: Nuk e kultivuam

Tre ushtarakët e repartit të Zall Herrit, ku u zbuluan 125 bimë kanabis, janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Të arrestuarit janë Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë; Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin dhe  Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

Sipas të dyshuarve, të cilët nuk e kanë pranuar autorësinë e veprës penale, ata nuk mund ta kontrollonin të gjithë hapësirën në fjalë, pasi bëhet fjalë për 140 hektar tokë.

Tre ushtarakët akuzohen për “shpërdorim detyre”. Ndërkohë, mbrojtja e të arrestuarve pretendoi se pa një akt-ekspertimi, të pandehurit nuk mund të akuzohen për “kultivim të lëndëve narkotike”.

Në sallën e gjyqit, ata kanë pretenduar se kanë lajmëruar eprorët e tyre për territorin e thyer dhe për pamundësinë fizike që ata kishin për ta kontrolluar të tërin.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit janë proceduar penalisht dhe 4 shtetas të tjerë: A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture; P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge; I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier; P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

 

zall herr kanabis tre ushtarake

Lini një Përgjigje