
Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK dhe ndryshoi masën e sigurisë për Arben Spahiun dhe Arsen Preçin, të dy të njohur të Erjon Alibej. Për ta u caktua masa e sigurisë detyrim paraqitje.
Ata u arrestuan si të dyshuar nga Prokuroria e Elbasanit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, armëmbajtje pa leje e falsifikim dokumentesh.
Ata u kapën pas sendeve dhe armëve të gjetura te ish-fabrika e Konservimit në lagjen “Emin Matraxhiu”, po në Elbasan, në Shkurt të këtij viti ku në mjetin tip BMË X6 u gjet armë kallashnikov.
Automjeti tip 'BMW X6', rezultoi të ishte vjedhur në qytetin e Shkodrës, brenda të cilit u gjetën 3 kallashnikov.
Ka dyshime, se Arsen Preçi dhe Arben Spahiu kishin si shënjestër të atentatit mafioz, vrasjen e Elton Kilës.
53-vjeçari Arben Spahiu ka lidhje familjare me Erion Alibejn, i arrestuar dy vite më parë si porositësi i vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit.
Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt i cili mbeti i vrarë në një atektat mafioz në dhjetor të vitit 2018 në Bradashesh të Elbasanit ku gjithashtu mbetën të vrarë kushëriri i tij edhe një shtetas turk.
Lini një Përgjigje