
Gjykata ka lënë në burg Aldo Brahimin dhe Ylli Grabovarin që dyshohen si autorët e vrasjes me thikë të 32-vjeçares Luljeta Preza. Pasi e vranë, ata e lanë trupin e pajetë të saj poshtë urës së Dajlanit në Durrës.
Policia njoftoi se në momentin e krimit autorët e dyshuar dhe viktima kanë qenë nën efektin e kokainës. Bashkë me ta kanë qenë edhe 3 shtetase të tjera, që janë proceduar penalisht.
Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se rreth orës 01:00 të datës 2 Gusht 2023 poshtë urës së Dajlanit, 32-vjeçarja Luljeta Preza është konfliktuar me Aldo Brahimin dhe Ylli Grabovarin për motive të dobëta pasi kishin konsumuar kokainë së bashku me shtetaset B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare.
Gjatë konfliktit 2 autorët kanë goditur me thikë Luljeta Prezën, e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi.
32 vjeçares e cila u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit në Durrës.
Sipas dëshmive që i janë dhënë grupit hetimor, nga 3 vajzat që kanë parë ngjarjen bëjnë me dije se sherri ka nisur për 2 mijë lekë.
Dy autorët i kanë kërkuar 32 vjeçares për të blerë ushqime por kjo e fundit ka refuzuar. Mësohet se në fillim, dy autorët e kanë goditur me grushte dhe më pas e kanë qëlluar me thikë e kanë ikur.
Tre vajzat mes tyre dhe një 15 vjeçare do të hetohen në gjëndje të lirë për moskallëzim krimi.
Lini një Përgjigje