
Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një 40-vjeçar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në afërsi të urës së Leshnicës në Pogradec.
Drejtuesi i automjetit i cili përplasi për vdekje 40-vjeçarin, u largua nga vendngjarja, por ditën e sotme është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e tij.
Bëhet me dije se 38-vjeçari Gentian Capo, u kap në fshatin Gështenjas të Pogradecit.
“Policia identifikon dhe arreston drejtuesin e mjetit që përplasi për vdekje mbrëmjen e të premtes një 40-vjeçar në afërsi të urës së Leshnicës.
Burimet thonë se drejtuesi i mjetit ishte 38-vjeçari Gentian Capo, ndërsa u kap në fshatin Gështenjas të Pogradecit dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.
Nga hetimet rezultoi se ishte ai personi që përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja me një mjet tip “Volksëagen”. Aktualisht, grupi hetimor po vijon veprimet e tjera lidhur me këtë ngjarje”, njofton policia.
Lini një Përgjigje