TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Tetor 2024, 13:16

Tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim për drogë

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 33-vjeçari i

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

Ai u kap në hyrje të pikës kufitare Qafë Morinë, teksa ka tentuar të futet në vendin tonë.

33-vjeçari, ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë, pasi pas hetimeve disa mujore, dyshohet si autor i kultivimit të bimë narkotike në fshatin Dedaj, të njësisë administrative Qelëz.

“Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, për një shtetas të shpallur në kërkim i cili do të hynte në Shqipëri nga PPK Qafë Morinë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Policinë Kufitare, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. B., 33 vjeç, banues në Pukë.

Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër”, njofton policia.

Lini një Përgjigje