TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2024, 07:51

Zbardhen detaje nga plagosja e shqiptarit në Greqi, 34-vjeçari i arrestuar më herët për drogë dhe vjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga plagosja e shqiptarit në Greqi, 34-vjeçari i

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e shqiptarit në Athinë.

Renis Fajzolli, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm, rezulton person me precedent penal të mëparshëm. Sipas mediave greke, 34 vjeçari shqiptar u arrestua në vitin 2019 për çështje droge dhe për vjedhje.

Mësohet se ngjarja ndodhi në një park në zonën e Votanikos të kryeqytetit grek, teksa ai priste të takonte një person. 34 vjeçari shqiptar ka kërkuar ndihmë dhe është dërguar në një spital, ku edhe po trajtohet për plagën që ka marrë në bark.

Sipas informacioneve, autorët kanë qenë në një makinë, kur i janë afruar 34-vjeçarit shqiptar duke e qëlluar 3 herë.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe kapjen e autorëve.

Paraprakisht, Fajzolli u tha mjekëve se u qëllua me një pistoletë dhe se nuk i njihte autorët. Sipas ‘Protothema’ në vendin ku ndodhi krimi janë gjetur tre gëzhoja të kalibrit 9 mm. 

Lini një Përgjigje