
Zbulohen detaje të tjera lidhur me dy gratë të cilat u gjetën të pajeta në banesën e tyre në Korçë.
Ditët e fundit dy gratë nuk i ishin përgjigjur telefonave.
Dëshmitë e para tregojnë se ato i ka telefonuar vazhdimisht vëllai i 54-vjeçares i cili jeton dhe punon në Greqi.
Pasi e motra nuk i është përgjigjur në telefon ai ka ardhur nga Greqia dhe ka qenë i pari që ka zbuluar ngjarjen.
Viktima Ornela Vangjeli, 54 vjeç, dyshohet se ndërroi jetë nga një atak kardiak dhe punonte si edukatore në fshatin Vithkuq.
Sipas policisë dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi të reagonte pasi ishte e paralizuar.
Ende nuk dihet se në çfarë distance kohore kanë ndërruar jetë dy gratë.
Lini një Përgjigje