TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2024, 22:47

Zhdukja e Ervis Martinajt, Taulant Balla tregon detaje: Kemi kërkuar dy muaj në det, kemi një pistë të qartë

Shkruar nga Pamfleti

Zhdukja e Ervis Martinajt, Taulant Balla tregon detaje: Kemi kërkuar dy

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur lidhur me zhdukjen e Ervis Martinaj.

Balla ka treguar se polumbarët kanë kërkuar dy muaj në det për trupin e tij.

Megjithatë ministri tha se tashmë policia ka një pistë të qartë për zhdukjen e Martinajt.

Ka qenë gazetari Eni Ferhati i cili deklaroi se për trupin e Martinajt u kërkua në det për gjashtë ditë.

“Kërkimet aty ku po flet Eni kanë vazhduar për dy muaj, jo për gjashtë ditë. Policia shtetit ka një pistë (për Ervis Martinaj), ka disa deklarime të disa personave që kanë njohuri dhe informacion që duhet të ndërlidhjen”, ka thënë Balla në Top Channel.

Ferhati: Hetimet kanë përparuar, janë kryer eksperimente të ndryshme të tabulateve telefonike. Gjatë shtatorit pëlumbarët e RENEA-s kanë kërkuar në det, pasi trupi i tij (Ervis Martinajt) mund të ishte fshehur nga peronat që dyshohet se kanë vrarë. Nuk është gjetur asgjë. Kjo pistë që ishte siguruar nga polica nuk u gjet asgjë. Në jug të vendit pëlumbarët kanë qëndruar për gjashtë ditë por nuk kanë gjetur asgjë.

Balla: Kërkimet aty ku po flet Eni kanë vazhduar për dy muaj, jo për gjashtë ditë.

Ferhati: Kemi dy trua të zhdukur. Ngjarje të dyja i përkasin vitit 2023. Janë disa elementë që policia, por përgjegjësi ka edhe prokuroria, janë vrasje të tilla që të rrëzojnë statistikën që policia me shumë mund e kanë gjetur. Jemi në vitin 2023, ku bota ka përparuar, duhet të investojmë në teknologji. Duhet implementimi i saj për t’i ardhur në ndihmë policisë, me kamera ose mënyra të tjera. Për shembull nëse ndodh një vrasje të mos ecim me postblloqe policie, por me mënyra të sofistikuara.

Balla: Policia shtetit ka një pistë (për Ervis Martinaj), ka disa deklarime të disa personave që kanë njohuri dhe informacion që duhet të ndërlidhjen. 

ervis martinaj taulant balla

Lini një Përgjigje