TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2025, 07:46

Vritet me armë zjarri roja i një objekti, policia jep detajet; kush është viktima

Shkruar nga Pamfleti

Vritet me armë zjarri roja i një objekti, policia jep detajet; kush

Krimi ka ndodhur në afërsi të banesës së viktimës, ku ai ishte i punësuar si roje objekti pranë një objekti në ndërtim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotmë në Vlorë, ku roja i një objekti është gjendur i vrarë me armë zjarri.

Viktima, i identifikuar si Renato Hoxhaj, 58 vjeç ishte i punësuar si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Policia në një njoftim zyrtar ka dhënë detajet e para lidhur me ngjarjen. Ngjarja mbetet një mister, ndërsa nga autoritetet po hetohet në disa pista me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Viktima rezulton i paskeduar në regjistrat e policisë, ndërsa ai ishte baba i dy fëmijëve të rritur. 

Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima është qëlluar me armë me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar krisma armësh nga banorë të zonës.

Viktima është qëlluar me plumba në kokë dhe kraharor, ndërsa një nga pistat ku po hetohet është e shkuara e tij.

Zona monitohet nga kamera sigurie, pamjet e të cilave do të merren në shqyrtim nga grupi hetimore, dhe mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

“Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lini një Përgjigje