TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2025, 18:10

Aksident i rëndë në Maliq, makina del nga rruga dhe përfundon pranë një karburanti

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Maliq, makina del nga rruga dhe

Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vlocisht.

Sipas të dhënave paraprake, makina e përfshirë në aksident ka qenë udhëtuar nga Maliqi në drejtim të Korçës kur papritur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e një karburanti në anë të rrugës.

Nga goditja drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.

Burime pranë spitalit thanë se gjendja është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Për fatin e mirë mjeti nuk është përplasur me pompat e pikës së karburantit pasi ngjarja do të kishte qenë shumë herë më e rëndë.

Aksi Maliq - Korçë edhe për shkak të degëzimeve e kryqëzimeve të shumta është një aks rrugor me problematika të shumta në lëvizjen e mjeteve.

Lini një Përgjigje