TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2023, 12:05

Vrau të motrën me thikë, flet Marsela Pushani: Nuk doja ta vrisja, për të do jepja jetën

Shkruar nga Pamfleti

Vrau të motrën me thikë, flet Marsela Pushani: Nuk doja ta

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Marsela Pushanin, e cila pak ditë më parë goditi për vdekje me thikë motrën e saj 37-vjeçare, Amanda Pushani.

Në dëshminë e dhënë, Marsela është shprehur se nuk beson se e motra ka ndërruar jetë për shkak të goditjeve me thikë. Gjithashtu, ajo ka deklaruar se nuk do të donte ta vriste kurrë motrën e saj. Ajo kërkoi para togave të zeza një masë më të lehtë, pasi nuk kishte kush kujdesej për nënën e saj të moshuar.

“Nuk do të doja kurrë të vrisja motrën time. Dua të më jepni një masë më të lehtë se nuk ka kush të kujdeset për nënën”, tha autorja e dyshuar e krimit.

Sipas 40-vjeçares, Amanda konsumonte deri në tre litra raki dhe ditën që ndodhi ngjarja u konfliktuan për shkak se kishte blerë disa shishe birrë edhe pse kishte premtuar se do të hiqte dorë nga alkooli.

Ndërkohë, avokati i ka kërkuar gjykatës që të japë masën ‘arrest shtëpie’ dhe ndryshim të kualifikimit të veprës në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Kujtojmë që fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e 37-vjeçares, si natyrale, por pas autopsisë, u konfirmua se ajo ishte vrarë.

Fillimisht Marsela dëshmoi se nuk kishte për qëllim ta vriste motrën e saj, por e kishte goditur për vetëmbrojtje. Ajo ka deklaruar se Amanda ka marrë thikën dhe ka kërcënuar të motrën dhe nënën e saj se do t’i vriste.

"Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, mësohet se ka deklaruar 40-vjeçarja.

Në dëshminë e saj, e ëma tha se 37-vjeçarja, Amanda Pushani ka ardhur e dehur në banesë dhe i ka kërcënuar me thikë. Në momentin e përleshjes, Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur në kushtet e vetëmbrojtjes.

 

marsela amanda deshmi

Lini një Përgjigje