TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2023, 11:49

Vrau motrën me thikë, gjykata lë në burg Marsela Pushanin

Shkruar nga Pamfleti

Vrau motrën me thikë, gjykata lë në burg Marsela Pushanin

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Marsela Pushanin, e cila në 2 shtator goditi me thikë të motrën duke i shkaktuar vdekjen.

Fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e Amanda Pushanit si vdekje natyrale, por pas kryerjes së autopsisë, u konfirmua se ajo ishte vrarë me thikë dhe për këtë akuzohet e motra.

Në dëshminë e saj në polici e ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se nuk ka dashur ta vriste, por e kishte goditur në kushtet e vetëmbrojtës.

Sipas familjarëve, Amanda, ishte person problematik dhe konsumonte pije alkoolike. Një ditë më parë është marrë në pyetje edhe nëna e viktimës, e cila tha se 37-vjeçarja i dhunonte. Dy motrat dhe nëna e tyre jetonin së bashku në një pallat në Rrugën e Kavajës.

marsela pushani amanda pushani

Lini një Përgjigje