
Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burg të përjetshëm Tefik Tashin, i cili një vit më parë vrau me sëpatë kunatën e tij.
Ngjarja ndodhi më 15 maj rreth orës 13.00 në Fshatin Kusarth, Elbasan, ku i pandehuri Tefik Tashi 59, vjeç ka vrarë me sopatë shtetasen Alma Qevani, të cilën e kishte motrën e bashkëshortes së tij.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.532 i vitit 2023 më të dhëna që bëjnë fjalë për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, me të pandehur Tefik Tashi me viktimë shtetasen Alma Qevani.
Ka rezultuar se më date 17.05.2023, rreth orës 13.00 ne Fshatin Kusarth, Elbasan, i pandehuri Tefik Tashi ka vrarë me sopatë shtetasen Alma Qevani, të cilën e kishte motrën e bashkëshortes së tij.
Pas shqyrtimit gjyqësor, në datë 17.07.2024 nga Prokurori është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me burgim të përjetshëm.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me vendimin dt.17.07.2024 ka vendosur deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit Tefik Tashi me burgim të përjetshëm”, njfton gjykata.
44 vjeçarja u godit me sëpatë në rrugë nga kunati Tefik Tashi në sy të bashkëshortes.
Policia tha se fillimisht ka pasur një debat mes autorit të ngjarjes dhe kunatës së tij, motrës së gruas, që më pas degradoi deri në vrasje. 59-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit ndërsa pas arrestimit u tha hetuesve se Alma e kishte sharë dhe kjo ishte arsyeja që e kishte nxehur dhe e kishte goditur. Gruaja fillimisht u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda. Etleva Qevani, gruaja e autorit tregoi se sherri nisi pasi Alma nuk i kishte hapur telefonin Tefikut.
Lini një Përgjigje