
Do “Metamor” është një nga çështjet e krimit në SPAK, korrupsioni elektoral, emërimet në administratë dhe politikat janë të lidhura me njëra-tjetrën, ku në shumë raste për qëllime të veçanta të këtyre komponentëve bashkëveprojnë mes tyre në kohë të caktuara. përmes edhe bisedave.
Mes shumë bisedave të tjera natyre, sipas gazetarit Elton Qyno, veçohet njëra, ku Ardit Hasanbegaj në datën 2 nëntor 2020, shkruan biznesmenit Pëllumb Gjoka, duke i thënë më poshtë vijon:
“…Ça burri është, apo negativ ky Drejtori i Hipotekës këtu…?
Pëllumbi ia kthen: “…Vari k***n…”.
Ndërsa më pas Hasanbegaj shkruan: “…thashë mos ishte linja jote, ti bje apo jo? Meqë nuk ke lidhje ti, po më doli shteg e ngrita, pooo ok…”.
Dhe Pëllumb Gjoka, që ia kthen shkurt: “…Mos ju ndaj…”.
Nuk ka kaluar shumë nga kjo bisedë, është sërisht Ardit Hasanbegaj që pyet Pëllumb Gjokën, duke kërkuar ndihmë për një njeri në vetvete, i quajtur Shpend Kuçi, i cili punon doganier në Kukës dhe se i rrezikohet vendi nga Safet Gjici, që në 2020 drejtonte bashkinë e Kukësit.
Nga ana tjetër Pëllumb Gjoka i kërkon Hasanbegaj të gjejë datën e saktë se kur mund të shkonte një person në Roskoveç të Fierit, që ishte target para grupit të tyre, pasi në Roskovec ky person bën ecje me kalë.
Sipas dosjeve hetimore Gjici, kishte vetëm 1 vit e gjysëm që ishte bërë Kryetar Bashkie në Kukës dhe kishte filluar spastrimet në gjithë administratën, përfshinte dhe në doganën e Morinës.
Në 2 nëntor 2020, Hasanbegaj i thotë Pëllumb Gjokës:
“…Të të pyes, me Safet Gjicin ke njohje të Kukësit? Se kam një njeriun tim në doganën e Kukësit, por ka frikë se po i heq të gjithë ai, ok. E kam njeriun tim, familje kunat. Është i vetmi që ka ngel aty, por ka frikë mos e heqin. Ai i PS është, por thotë po çon njërës të tij, aty në Kukës. Prandaj ka frikë. Ok Shpend Kuci. Është anëtar i Partisë Socialiste që në 91, me kujdes nga Tepelena, banon në Tiranë…”.
Pëllumb Gjoka lidhet me Agron Malaj, kryetarin e Bashkisë së Burrelit, që kërkon që të flasë me Safetin në mënyrë që Shpend Kuci, kunati i Ardit Hasanbegaj nuk shkarkohet nga Safet Gjici në doganën e Morinës.
Gjoka shkruan Hasanbegaj: “ …Po i thotë Kryetari i Bashkisë Burrel…”, kurse zyrtari i policisë së kthen: “…më thuaj ça përgjigjet bëj…ok”.
Me sa duket Agron Malaj lidhet në telefon me Safet Gjicin, dukeja shfaqur shetësimin dhe kërkesën e Pëllumb Gjokës për mos prekur doganierin Shpend Kuci nga Tepelena.
Safet, ia kthen Gjirin dhe përgjigjen Agron Malaj më pas ky i fundit që dërgon me “screenshot” në telefon Pëllumb Gjokës. Biznesmeni Pëllumb Gjoka këtë mesazh të Safet Gjicit, ja dërgon me mesazhin “Sky” Ardit Hasanbegaj.
Ky mesazh i Safet Gjicit dërgon Malaj dhe që më pas përfundoi në telefonin e Hasanbegaj ka këto përmbajtje si më poshtë vijon:
“…Agron përshëndetje. Do ta shof nëse do të përgjigjet për këtë punët tona në funksion të datës 25. Patjetër e mbajmë se ai është nga Tepelena…”.
Sipas mesazheve të mesazhit Safet Gjici, është të mbajë në punë kunatin e Hasanbegaj, por me kushtin që ai të impenjohet dhe fushatat e PS në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021 që po vinin.
Pasi shikon përmbajtjen e mesazhit të shkruar nga Safet Gjici, Hasanbegaj i shkuan Pëllumb Gjokës duke i thënë: “…ok vëlla, për atë datën mbaj unë...” , duke nënkuptuar gjetjen e ditës së saktë se kur mund të shkonte në Reskovec. që kërkonte Pëllumb Gjoka.
Më tej në mëngjesin e datës 5 nëntor 2020 Hasanbegaj shkruan sërisht Pëllumb Gjokës, duke i pohuar se: “…nëse ulet ky kunati im me Safetin të flas në emër të Agronit?. Kur Gjoka i shkruan: Mirmëngjes vëlla! Po, Agroni është Kryetari i Bashkisë Mat, që të dijë kunati…”.
Në vazhdim të kësaj bisede Pëllumb Gjoka, i kërkon ndihmë Ardit Hasanbegaj pasi kërkon të marë disa kompjutera për lojërat fati në Mlain e Zi dhe ti fusë në Shqipëri.
“…Po më duhet ndihma jote. Do marr disa kompjutera që më kanë ngel në Mal të Zi…”, shkruan Pëllumb Gjoka. Ndërsa Hasanbegaj ia kthen duke i thënë Po mo, kur të duash nga territori. Sa është ai motër q*** im të ndihmoj unë, pa ardhë. Mos e kemi atë nëpërkëmbë, se bëhet keq ai…”./Oranews
Lini një Përgjigje