TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2024, 13:26

Plas sherri në Shkodër, 76-vjeçari plagos me thikë dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri në Shkodër, 76-vjeçari plagos me thikë dy

Një sherr me thika ka ndodhur në rrugen “Filip Shiroka” në Shkodër ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, ku 76-vjeçari me iniciale G. K. ka dëmtuar me thikë 51-vjeçarin me iniciale F. G., dhe 49-vjeçari me iniciale K. G., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Autori është arrestuar nga uniformat blu pas ngjarjes.

"Rreth orës 11:40, në rrugen “Filip Shiroka”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit G. K., 76 vjeç. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

sherr shkoder thike dy persona

Lini një Përgjigje