TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2024, 10:13

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 45-vjeçari

Një 45-vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e së martës në Larisa të Greqisë.

Fillimisht për ngjarjen është njoftuar ambulanca e EKAB, për të shkuar në një njësi blegtorale që ndodhet në Karya Olympos.

Sipas mediave greke, ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por gjetën të vdekur një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, trupin e të cilit e morën dhe e transportuan në Spitalin Universitar të Larisës.

Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një goditje elektrike nga një makineri krasitjeje.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të incidentit.

Lini një Përgjigje