TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2024, 16:11

Kërkoi kthimin e automjetit luksoz të sekuestruar nga GJKKO, Gjykata e Lartë rrëzon Kejvina Kthellën

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi kthimin e automjetit luksoz të sekuestruar nga GJKKO, Gjykata e

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Kejvina Kthellës për rikthimin e makinës së sekuestruar nga GJKKO.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi më 8 shkurt kërkesën e SPAK për konfiskimin e 9 prej pasurive të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij, përfshirë edhe makinën luksoze ‘Audi’ të cilën ia kishte dhuruar modeles Kejvina Kthjella. Mes pasurive të konfiskuara është edhe një orë Rolex dhe 2750 euro.

Në konkluzionet e paraqitura në gjykatë nga SPAK në kuadër të hetimit pasuror të Redjan Rrajës i cili është i dënuar përjetë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019 në Durrës, theksohet se këto pasuri janë blerë nga Rraja me para që vinin nga veprimtari të jashtëligjshme.

Ndërkohë makina e sekuestruar e Kejvinës, u vendosën në përdorim të policisë.

Lini një Përgjigje