TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2024, 10:52

Vrau kamerierin në Elbasan, Prokuroria kërkon 20 vite burg për Erjon Llapushin

Shkruar nga Pamfleti

Vrau kamerierin në Elbasan, Prokuroria kërkon 20 vite burg për

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 20 vite burg në total për Erjon Llapushin, i cili vrau në Elbasan një kamarier pas sherrit për një tavolinë.

Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis. 

Gazment Kurmaku, 57-vjeç u vra për arsye banale, për një tavolinë që ishte rezervuar. Ai u vra nga Erjon Llapushi, 33 vjeç, një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty.

Erjon Llapushi akuzohet për veprën penale "vrasje me dashje" ndërsa Luan Dulellari akuzohet se mozkallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se ka përfunduar hetimi dhe është dërguar për gjykim procedimi penal nr.1469, për ngjarjen e ndodhur më datë 02/10/2021 me të pandehur shtetasit:

– Erjon Llapushi hetuar më masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje” parashikuar nga neni 76 i K.Penal
– Luan Dulellari, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprat penale të “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal dhe “Përkrahjes së autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/1 i K.Penal, ku ka mbetur viktimë shtetasi Gazmend Kurmaku.

Ngjarja i referohet datës 02.10.2021, ku ka ndodhur një konflikt në ambjentet e subjektit “Rozafa Fish” në Labinot të Elbasanit, midis disa klientëve dhe punonjësit të restorantit të quajtur Gazmend Kormaku, i cili pas një debati me autorin është goditur me grusht nga ky i fundit. Si pasojë viktima ka humbur jetën me datë 07/10/2021.

Hetimet u ndoqën nga Drejtuesi i Prokurorisë Z. Kreshnik AJAZI", thuhet në njoftim.

elbasan prokuroria vrasje kamarjer erjon llapushi 20 vite burg

Lini një Përgjigje