
31-vjeçari Habib Rexha e qëlloi viktimën e tij me pistoletë, me dorën e majtë dhe vetëm me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja tronditëse ndodhi në një lokal në Kavajë. Rexha, dyshohet se pasi ka vëzhguar lëvizjet e viktimës, i riu i është afruar shënjestrës së tij në lokal dhe e ka qëlluar me armë, ku Arian Gosa ishte duke pirë kafe me babain e tij.
Rexha mësohet se ka qëlluar me të majtën për arsye se gishtërinjtë e dorës së djathtë nuk i ka pasi i ka humbur gjatë një shpërthimi kur ishte i vogël.
Pas krimit, autori u largua nga vendngjarja, ndërsa policia po vijon punën për kapjen e tij.

Si ndodhi vrasja e Arian Gosës?
Habib Rexha pasditen e djeshme vrau me një plumb në kokë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë. Ai ka vepruar i vetëm dhe pas vrasjes ka arritur që të largohet. Shkak i vrasjes është hakmarrja, pasi Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë në vrasjen e dyfishtë në muajin mars të këtij viti në Kavajë, ku viktimë mbeti edhe Edmond Gosa.
Autori veproi i vetëm, e duket se është përpjekur që shenjën e hakmarrjes t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë fisit Gosa. Ashtu sikurse Arjani u ekzekutua në sy të të atit, edhe Altin Rexha kishte pasur të birin përdore kur Edmond Gosa, e qëlloi me armë dhe e la të vdekur. I tronditur, babai i mbetur tashmë pa asnjërin nga dy djemtë, Osman Gosa nuk ka dhënë asnjë dëshmi para grupit hetimor, e ndërsa në pamje duket i përhumbur teksa grupi i ekspertëve këqyrin vendin e ngjarjes.
Lini një Përgjigje