TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Maj 2023, 10:01

Detaje nga vrasja në Kavajë, zbardhen lëvizjet e autorit pak para atentatit

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga vrasja në Kavajë, zbardhen lëvizjet e autorit pak para

Autori i vrasjes së Arjan Gosës, Habib Rexha vëzhgoi për ditë me radhë viktimën. Mësohet se ai veproi i vetëm në krim. Rexha parkoi makinën disa metra larg lokalit dhe shkoi në këmbë drejt tavolinës ku Gosa ndodhej me babain dhe e qëlloi me një plumb në ballë. Ai është ende në arrati dhe dyshohet se është fshehur në veri të vendit. Arma e krimit e përdorur në këtë ngjarje dyshohet se është pistoletë. Nga ana tjetër, anëtarë të dy familjeve kanë deklaruar se nuk ka pretendime për hakmarrje pasi ngjarja është e mbyllur.

Gjithashtu mësohet se nga pamjet filmike shihet se autori ka zbritur nga makina i maskuar dhe më pas pasi ka kryer vrasjen ai ka hequr maskën për t’u larguar në drejtim të paditur.

Detaje nga vrasja në Kavajë, zbardhen lëvizjet e autorit pak para
Autori vëzhgoi viktimën me këtë makinë

vrasja në kavajë

Lini një Përgjigje