TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Maj 2023, 09:55

Vodhën 2 herë të njëjtën banesë, arrestohen 2 persona në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Vodhën 2 herë të njëjtën banesë, arrestohen 2

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi gjatë javës së fundit vodhën dy herë në të njëjtën banesë 1 000 000 lekë të rinj dhe bizhuteri floriri. Në pranga kanë rënë L. H., 25 vjeç dhe R. Xh., 22 vjeç, të dy banues në Kombinat, Tiranë.

"Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 15.05.2023 dhe 18.05.2023, kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme floriri dhe shumën 1 000 000 lekë të rinj, në banesën e një shtetasi, në Sharrë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej bizhuterive që dyshohet se janë vjedhur në këtë banesë, si dhe një palë doreza që dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë dy vjedhjeve."-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje