TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Maj 2023, 11:57

U kthye në Shqipëri për të marr hak për vrasjen e vëllait, publikohet fotoja e Habib Rexhës me pistoletë në dorë

Shkruar nga Pamfleti

U kthye në Shqipëri për të marr hak për vrasjen e

Habib Rexha, autori i dyshuar i vrasjes së djeshme në Kavajë, kishte planifikuar atentatin që prej muajit mars, ku vëllai i tij mbeti i vrarë. Ai ishte kthyer në Shqipëri për të marrë hakun e vëllait, që prej momentit ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Kavajë mes Edmond Gosës dhe Altin Rexhës për një konflikt banal.

Autori është siguruar që fisi Gosa të merrte lajmin se kush e vrau Arian Gosën, pasi nuk kishte përdorur maskë me qëllim që të mësohej që e mori hakun për vrasjen e vëllait. Mësohet se katër kamera sigurie kanë filmuar të plotë vrasjen, si edhe ndihmuan në identifikimin e autorit Habib Rexha, për shkak se ky nuk e kishte mbuluar fytyrën.

Ai pas vrasjes është larguar me makinë dhe nuk ka më gjurmë prej tij. Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për çdo qytetar që jep informacione që do të bëjnë të mundur kapjen e tij.

U kthye në Shqipëri për të marr hak për vrasjen e
Momenti kur autori po largohej pas vrasjes

vrasja e arjan goses

Lini një Përgjigje