
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Fredi Rrushin i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u vendos 10 vite burg.
Në dosjen penale të, thuhet se i pari që kishte dyshuar tek Fredi Rrushi, ishte djali i biznesmenit.
"Shtetasi Samir Hoxha (djali i biznesmenit) ka telefonuar shtetasin Ferdi Rrushi dhe i ka kërkuar takim për ta pyetur për babanë e tij Rrushdiun, pasi Fredi ishte personi i fundit që ishte takuar me babanë e tij. Fredi i ka thënë, se nuk ndodhej në shtëpi, por kishte shkuar tek puna në Martanesh, pasi ai atje punon si biznesmen në një minierë kromi dhe në telefon i ka thënë: 'Se babanë tënd Rrushin me datë 21.10.2021 e kam lënë në mesnate tek treshi në stacion të autobusit, dhe sipas tij do të vinte dhe do ta merrte një goce, një shoqe e tij", shkruhet në dosje.
Por ndryshe ka rezultuar nga kqyrja e kamerave të sigurisë dhe lokalizimi i vend-ndodhjes së Fredi Rrushit, i cili rezulton se ka udhëtuar me viktimën drejt Dajtit, ka qëndruar në zonën ku u vra biznesmeni dhe u gropos trupi i tij dhe më pas, është kthyer sërish në drejtim të Tiranës.
Nga kqyrja e pamjeve filmike, të intenearit të automjetit të drejtuar nga Fredi Rrushi rezulton se gjatë lëvizjes me drejtim Tiranë-Dajt në sediljen e parë të pasagjerit vërehet një person, ndërsa në kthim në baze të kqyrjes së pamjeve filmike nuk ka pasagjer në automjet.
Fredi Rrushi akuzohet për tri vepra penale, vrasje, armëmbajtje pa leje dhe fshehje të kufomës. Biznesmeni 43-vjeçar u gjet i vdekur në Malin me Gropa në 6 nëntor 2021. Rrushi mendohet të ketë shkuar bashkë me një mikun e tij në Malin me Gropa dhe ta ketë ekzekutuar biznesmenin Hoxha me dy plumba. Mëngjesin e ditës tjetër, ai u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën. Sipas hetuesve, autori Fredi Rrushi mori telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi.
Lini një Përgjigje