TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Janar 2024, 13:10

Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, zbardhet dëshmia e Ruben Saraiva: Në Shqipëri isha për pushime

Shkruar nga Pamfleti

Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, zbardhet dëshmia e Ruben Saraiva: Në

Është zbardhur dëshmia e vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj, Ruben Saraiva.

Mësohet se ai ka deklaruar para policsë së Lezhës se në Shqipëri ishte për pushime dhe nuk ka lidhje me vrasjen.

Ruben Saraiva është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, nga burgu i Reçit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Pasi është njohur me dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë në vrasje, në prani të mbrojtësit ligjor të caktuar nga shteti, Ruben Saraiva u pyet me detaje në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Po për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i këtij krimi. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj tjetër, ku gjithçka nisi në vitin në vitin 1996, pas ekzekutimit të vëllait të Ardian Nikulajt, për pagesën në një pikë karburanti.

ruben saraiva shqiperi ardian nikulaj

Lini një Përgjigje