TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2026, 15:25

Vrau bashkëshorten dhe i fshehu trupin, dënohet me burgim të përjetshëm Kastriot Cenko

Shkruar nga Pamfleti
Vrau bashkëshorten dhe i fshehu trupin, dënohet me burgim të
Kastriot Cenko dhe viktima Alba Cenko

Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 39-vjeçarin shqiptar Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alba Cenko, 32 vjeçe dhe nënë e fëmijëve të tyre.

Sipas vendimit të gjykatës, i dënuari do të vuajë gjithashtu edhe 2 vjet e 6 muaj burg për mbajtje dhe përdorim armësh. Trupi gjykues e shpalli fajtor për vrasje me dashje në gjendje të qetë mendore, me shumicë votash 6 me 1. Një prej anëtarëve të gjykatës kishte vlerësuar se krimi mund të ishte kryer në gjendje shpërthimi emocional, por ky qëndrim nuk u pranua nga shumica.

Ngjarja e rëndë ndodhi në nëntor të vitit 2024. Sipas dosjes hetimore, Kastriot Cenko e goditi bashkëshorten me çekiç, më pas i lidhi një kabllo rreth qafës dhe fshehu trupin në tavanin e banesës.

Hetimet zbuluan se për pesë ditë ai kishte mashtruar familjarët dhe miqtë e viktimës, duke pretenduar se ajo ishte larguar jashtë vendit për arsye pune. Më vonë, ai pranoi autorësinë e krimit para autoriteteve.

Gjatë procesit gjyqësor, prokurori argumentoi se i akuzuari kishte vepruar me qetësi mendore, kishte ndërmarrë veprime për të fshehur gjurmët e krimit dhe nuk kishte shfaqur pendesë. Sipas akuzës, viktima ishte një grua punëtore, e përkushtuar ndaj familjes dhe rritjes së fëmijëve.

Nga ana tjetër, gjatë mbrojtjes së tij, 39-vjeçari deklaroi se kishte humbur kontrollin pas një debati me bashkëshorten. Ai pretendoi se viktima i kishte thënë se njëri prej fëmijëve nuk ishte i tij dhe se i ishte drejtuar me ironi. I akuzuari mohoi se krimi ishte i paramenduar, duke këmbëngulur se kishte vepruar në një moment zemërimi.

kastriot cenko viktima alba cenko

Lini një Përgjigje