
Gjykata e Prizrenit ka dënuar sot me 24 vite burg, Dibran Hoxhajn.
Dibran Hoxhaj, i njohur si 'Kobra' akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”.
Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt.
Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur.
"Shtetasi D.B, i njohur ndryshe si “Kobra” është shpallur sot, 9 tetor 2025, fajtor për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi dhe plagosjen e një personi tjetër, më 3 janar të vitit 2023, në një lokal nate në Prizren", thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje