TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2025, 13:46

Përplasen dy automjete në Durrës, plagosen dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Përplasen dy automjete në Durrës, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin F. K., 54 vjeç dhe automjeti tjetër me drejtues shtetasin E. N., 35 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy pasagjerët që udhëtonin në automjetin që drejtonte 35-vjeçari: shtetasit me iniciale A. N., 85 vjeç dhe B. N., 76 vjeçe. Ata janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 12:30, në rrugën “Aleksandër Goga”, automjeti me drejtues shtetasin F. K., 54 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. N., 35 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit A. N., 85 vjeç dhe B. N., 76 vjeçe, pasagjerë në automjetin që drejtonte 35-vjeçari.2 të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje