TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2025, 10:55

Makina plot me drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, kapet në Selanik 41-vjeçari shqiptar 

Shkruar nga Pamfleti

Makina plot me drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, kapet në

Një automjet i mbushur me drogë është ndaluar nga policia greke në Selanik.

Autoritetet fqinje kishin siguruar informacion në lidhje me një 41-vjeçar shqiptar, i cili kryente trafik droge Shqipëri-Greqi.

Mjeti i tij është ndaluar në Selanik, pasi kishte hyrë përmes një pike doganorë nga vendi ynë.

Gjatë kontrollit me rreze X të automjetit, në rezervën e karburantit, u gjetën dhe sekuestruan 12 pako që përmbanin 23 kg 450 gram marijuanë.

Gjithashtu gjatë kontrollit personal, 41-vjeçarit shqiptar i’u sekuestruan edhe 1000 euro dhe 1 celular.

Lini një Përgjigje