TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2025, 09:36

Ekstradohet nga Dubai reperi Kleviol Ahemti

Shkruar nga Pamfleti

Ekstradohet nga Dubai reperi Kleviol Ahemti

Reperi i njohur Kleviol Ahmeti është ekstrstuar nga Dubai në Tiranë.

39-vjeçari Kleviol Ahmeti personazh i njohur në rrjete sociale, është arrestur rreth 3 muaj më parë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Reperi i njohur me emrin "Cllevio" akuzohet për disa vepra penale, ku ndaj tij rëndojnë disa akuza.

Kujtojmë se vite më parë, pas një konflikti mes dy reperëve Rigels Rajku dhe Kleviol Ahmeti, ky i fundit i kërkoi mikut të tij Laert Haxhiu që të vendoste tritol në butikun e Noizyt në Durrës, sepse ai e kishte rrahur.

Lënda plasëse shkatërroi pjesën ballore të butikut të njohur "Illyrian" në qytetin bregdetar dhe rasti u bë shumë mediatik, për shkak se në rrjetet sociale nisi një luftë e ashpër mes Kleviol Ahmetit që njihet me pseudonimin Cllevio Serbiano dhe Rigels Rajkut, apo Noizy.

Dy vite më pas, ngjarja është dokumentuar si episod kriminal në dosjen e SPAK dhe organi i akuzës i është dërguar me kërkesë Gjykatës së Posaçme, për dënimin e personave përgjegjës, në grupin e Laert Haxhiut.

"Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, një 39-vjeçar i kërkuar nga autoritetet në Tiranë dhe në Fier, për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë.

Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit, me zyrën e Interpol Abu Dhabit, me objektiv kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, të cilët synojnë t’i fshihen drejtësisë shqiptare, duke qendruar në Dubai, u lokalizua dhe u kap, në kuadër të operacionit “The ëanted”, shtetasi K. A., 39 vjeç, i lindur në Lushnjë.
Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht sepse në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, shtetasin R. R. dhe familjarë të tij.

Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, njofton policia. 

kleviol ahmeti inetrpol ekstardim

Lini një Përgjigje