
Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku një grua është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar një avokat.
Sipas policisë, 49-vjeçarja ka goditur në zyrë, avokatin me inicialet A.K 59 vjeç, banues në Fier, i cili përfaqëson djalin e saj në procesin gjyqësor kundër prindërve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje