TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2025, 14:00

I akuzuari për tentativë vrasjeje vetëdorëzohet, policia "e shet" si arrestim: E kapëm ne

Shkruar nga Pamfleti

I akuzuari për tentativë vrasjeje vetëdorëzohet, policia

Policia e Korçës ka njoftuar arrestimin e 30-vjeçarit Sindi Syzo, i shpallur në kërkim në janar 2025 për "vrasje me dashje", mbetur në tentativë.

30-vjeçari rezulton të jetë vetëdorëzuar në Policinë e Korçës, në orën 14:00 të ditës së djeshme. 

Sipas “A2 CNN”, 30-vjeçari Sindi Syzo është paraqitur në Komisariatin e Policisë Korçë, i shoqëruar nga avokati i tij, Lauren Thomollari. 

Ngjarja për të cilën akuzohet i riu ka ndodhur në 11 janar 2025, në lagjen nr.1 të Pogradecit. Pas një konflikti verbal me 23-vjeçarin N. Agolli në një berberhane, 30-vjeçari e ka qëlluar me një fletë sharre, duke e dëmtuar në kokë dhe krah.

Ndaj autorit të dyshuar, Sindi Syzo, Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Në deklarimin e parë të tij, i dyshuari ka pretenduar se ishte kërcënuar dhe përndjekur nga 23-vjeçari dhe se ditën e ngjarjes ishte kërcënuar verbalisht prej tij.

 

Lini një Përgjigje