
Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Gëzim Sinomati.
Mësohet se i riu është qëlluar me snajper dhe një plumbi vetëm që e ka kapur në kokë ka qenë fatal.
Deri më tani në policinë e Vlorës janë shoqëruar të paktën 10 persona, të cilët janë marrë në pyetje lidhur me ekzekutimin.
Ekzekutori dyshohet se ka qenë një person, ndërsa më pas është ndihmuar nga dy të tjerë për t’u larguar nga vendi i krimit. Sapo është bërë ekzekutimi janë stakuar dritat dhe qyteti ka qenë në terr.
Pesë minuta pas ekzekutimit, në lagjen 24 Maji është djegur dhe automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët. Të njëjtat burime bëjnë me dije se deri më tani nuk është gjetur ende arma e krimit.
Lini një Përgjigje