TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Gusht 2023, 09:51

Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, Rei Meta para gjykatës: Armando Meshau nuk më hapte telefonin prej 8 muajsh, më kishte 7 mijë euro borxh

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, Rei Meta para gjykatës:

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 7 gushtit që tronditi qytetin e Vlorës. 33-vjeçari Rei Meta goditi me grusht inxhinierin Armando Meshau pas një konflikti për pronat. Gjithçka nisi për një apartament 60 metra katrorë në Radhimë, për të cilën Armando Meshau do të shpërblehej me shifrën 7 mijë euro.

Por që prej kontratës së nënshkruar në vitin 2020, Rei Meta thotë se nuk ka marrë pjesën e tij dhe për një periudhë prej 7-8 muajsh, Meshau nuk i hapte telefonin.

Kujtojmë se gjykata e Vlorës ka lënë në burg Rei Metën, pasi goditi për vdekje me grusht inxhinierin Armando Meshau.

Rei Meta akuzohet për “vrasje nga pakujdesia” neni 85 i kodit penal.

Autori i ngjarjes në Vlorë, ku mbeti i vdekur 55-vjeçari Armando Meshau, është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta.

Gjithashtu, është zbardhur edhe biseda e fundit mes Rei Metës dhe Armando Meshaut. Sipas dëshmisë së 33-vjeçarit, ai fillimisht e ka ftuar Armando Meshaun të pinin një kafe për ta zgjidhur çështjen, duke këmbëngulur disa herë ndërsa viktima nuk ka pranuar.

Biseda e fundit mes Armando Meshaut dhe Rei Metës:

Rei Meta i ka folur duke i thënë "Hajde ulu, pimë një kafe", ndërkohë që ai është përgjigjur me fjalët "ika se kam punë" dhe ka vazhduar rrugën duke u futur tek interneti ngjitur me lokalin ku ishte ulur shtetasi Rei Meta.

Pas disa sekondash edhe Rei Meta ka shkuar tek interneti ku ka parë Armandon, i cili ishte ulur tek njëri nga kompjuterët anësorë, konkretisht nga ana e fasadës dhe deres hyrëse. Rei Meta është afruar duke i thënë "hajde pimë një kafe dhe flasim për kontratën që kemi. Ndërsa Meshau i është përgjigjur me fjalët "Nuk kemi fare çfarë flasim bashkë, ndërkohë që shtetasi Rei Meta i është drejtuar përsëri me fjalët se "kemi kontratën që kam për të marrë një pronë, por Armando i është përgjigjur duke i thënë "ik shiko hallin se nuk më bën dot asnjë gjë".

Rei Meta i është drejtuar sërish me fjalët "hajde të ulemi dhe të flasim që të mos merremi me gjyqe, hajde flasim", ndërkohë që pas këtij debati me njëri-tjetrin, shtetasi Rei Meta ka deklaruar se në një moment Meshau është çuar dhe e ka qëlluar me grusht.

Në këto kushte, ai sqaron se i është kundërpërgjigjur instiktivisht dhe e ka qëlluar edhe ai me grushte më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi është larguar ai ka mësuar më pas se Armando kishte ndërruar jetë dhe është paraqitur vetë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Rei Meta: Hajde pimë një kafe dhe të flasim për kontratën që kemi

Armando Meshau: Nuk kemi se çfarë flasim bashkë

Rei Meta: Kemi kontratën që kam për të marrë një pronë

Armand Meshau: Ik shiko hallin se nuk më bën gjë mua

Rei Meta: Hajde të ulemi dhe të flasim dhe të merremi me gjyqe, hajde flasim

Rei Meta: Të kam paguar për shërbimin, dua dokumentet

Armando Meshau: Jo me mua këto muhabete

Rei Meta: Fol pak më qetë me mua se ka dhe njerëz të tjerë përreth që nuk na njohin

Armando Meshau: Seriozisht e ke ti?

 

rei meta armando meshau vrasje vlore

Lini një Përgjigje