
Një shqiptar, një kroat dhe tre grekë janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e tifozit grek, Michalis Katsouris.
I riu humbi jetën pas përleshjeve masive që ndodhin mbrëmjen e së hënës mes dy grupeve të tifozëve.
Mediat greke bëjnë me dije se pas arrestimit, shqiptari dhe kroati kishin mbi vete thika me gjak dhe u ndanë menjëherë nga pjesa tjetër e të arrestuarve, si të dyshuar për vrasjen. Dy grekët janë tifozë të organizuar të një skuadre greke dhe me precedentë të rëndë kriminalë.
Në videot e publikuara nga sulmi shihen dhjetëra të rinj me shkopinj dhe shufra hekuri në dorë duke vrapuar pranë stadiumit, ku shpërthyen bomba me benzinë dhe fishekzjarre. Dhjetë persona u lënduan dhe katër përfunduan të shtruar në spital, ndërsa tifozi i AEK humbi jetën.
Kujtojmë se, policia greke ka ndaluar në një autobus të linjës Athinë-Tiranë, një shtetas kroat i dyshuar si pjesë e grupit që ekzekutuan një tifoz grek një ditë më parë në Athinë.
Huligani kroat tentoi të largohet nga Greqia, por u ndalua në pikën e kufirit grek të Kakavijës.
Tifozi 29-vjeçar i ekipit të AEK u vra me thikë gjatë natës në periferi të Athinës, gjatë një përplasje me ultrasit e Dinamo Zagrebit. I riu u dërgua me urgjencë në spital pas ngjarjes ku iu dha ndihma e parë, por nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për autorin e këtij krimi.
Lini një Përgjigje