TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Gusht 2023, 20:43

Aksident i rëndë në Divjakë, humb jetën pasagjeri 30-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Divjakë, humb jetën pasagjeri

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë. Rreth orës 19:45, në fshatin Stravec, shtetasi M. L. duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi D. Sh., 30 vjeç dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje