TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Gusht 2023, 20:55

Shpërthime të fuqishme në guroret në Borizanë, banorët refuzojnë të denoncojnë në komisariat: S’kemi besim

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthime të fuqishme në guroret në Borizanë,
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar rreth orës 17:45 minuta nga guroret që ndodhen sipër fshatit Borizanë të Fushë- Krujës.

Banorët të lagjes “Hima”, të cilët jetojnë pranë gurores kanë njoftuar policinë duke thënë se po u dëmtohen banesat.

Mësohet se policia u ka kërkuar që të shkojnë dhe të bëjnë denoncim në komisariat.

Banorët nuk kanë pranuar me arsyetimin se nuk kanë besim tek insitucionet.

 

Lini një Përgjigje