TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Gusht 2023, 08:32

Aksident në Lushnje, “Audi” me targa italiane përplaset me kamionçinën

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Lushnje, “Audi” me targa italiane përplaset me
Pamjet nga vendngjarje

Dy mjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në qendër të Fier-Sheganit në Lushnje.

Përplasja ka ndodhur mes një mjeti tip ‘Audi’ me targa italiane dhe një kamionçine transporti.

Dy drejtuesit kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake përplasja ka ndodhur në orën 5 e 30 të mëngjesit. Shkak është bërë mosdhënia e përparësisë.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po rregullon trafikun dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.

aksident në lushnje “audi” me targa italiane

Lini një Përgjigje