
Autori i vrasjes së Arian Gosës në Kavajë, Habib Rexha pas dorëzimit në polici ka rrëfyer se pasi kreu krimin, një shok i tij e ka ndihmuar që të arratisje nga vendngjarja. Menjëherë pas këtij rrëfimi është bërë i mundur identifikimi dhe më pas arrestimi i Ervis Kurti, shokut të Rexhës.
Kujtojmë se në dëshminë e tij Habib Rexha u shpreh se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën dhe se në makinë ka qenë me një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës.
Rexha ka deklaruar se i ka kërkuar mikut të tij të parkonte pak metra larg lokalit dhe ka shkuar e ka qëlluar me pistoletë Arjan Gosën. Kujtojmë se Habib Rexha u dorëzua sot pas negociatave të familjarëve me policinë.
Lini një Përgjigje