TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Maj 2023, 20:08

“Vrasjen nuk e kisha menduar, e pashë dhe e qëllova”, zbardhet dëshmia e Habib Rexhës: Me Arjan Gosën u përballa rastësisht

Shkruar nga Pamfleti

“Vrasjen nuk e kisha menduar, e pashë dhe e qëllova”,

Zbardhet dëshmia e Habib Rexha, i cili ekzekutoi me plumb në kokë Arjan Gosën, në mes të Kavajës. Ngjarja ndodhi ditën e diel dhe vetëm sot Rexha u dorëzua në polici.

Sipas dëshmisë që ka dhënë në polic, Rexha shprehet se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën dhe se në makinë ka qenë me një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës.

Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava”, ka thënë ai.

Rexha ka deklaruar se i ka kërkuar mikut të tij të parkonte pak metra larg lokalit dhe ka shkuar e ka qëlluar me pistoletë Arjan Gosën.

Më pas Rexha rrëfen se i ka kërkuar mikut të tij që të largohen dhe ai e ka lënë diku në dalje të Kavajës. Dyshohet se autori ka qëndruar në Kukës këto 2 ditë, por pas negociatave me familjarët pranoi të dorëzohet.

rexha gosa

Lini një Përgjigje