TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Maj 2023, 16:02

“Unë jam Habib Rexha, do dorëzohem në polici”, publikohet videoja e autorit të vrasjes në Kavajë para se të paraqitej në komisariat

Shkruar nga Pamfleti

“Unë jam Habib Rexha, do dorëzohem në polici”,

Autori i vrasjes në Kavajë, Habib Rexha ka publikuar një video para se të dorëzohej në polici.

Në këtë video, 31-vjeçari shfaqet me babain e tij dhe thotë se do të dorëzohet në Komisariatin e Policisë së Kavajës me vullnetin e tij të lirë dhe me kërkesë të familjarëve.

 “Unë jam Habib Rexha, ky është Fadil Rexha, babai im. Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time”, shprehet ai.

Pas këtij momenti ai iu drejtua ambienteve të Komisariatit të Policisë së Kavajës dhe u vetëdorëzua duke marrë përsipër krimin që ka kryer.

Ngjarja ndodhi më 21 maj, ku Arian Gosa u qëllua me plumb në kokë në sy të babait të tij, me të cilin kishte dalë për të pirë një kafe.

habibi vrasja kavaje

Lini një Përgjigje