TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Maj 2023, 21:25

Furgoni me nxënës përplaset në Librazhd dhe rrezikon të përfundojë në lumë, shmanget tragjedia

Shkruar nga Pamfleti
Furgoni me nxënës përplaset në Librazhd dhe rrezikon të
Foto nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në aksin Librazhd-Elbasan, aksident që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Një furgon është aksidentuar tek kthesa e Murrashti në Librazhd duke dalë jashtë rruge. Fatmirësisht ai është përplasur me një pirg dheu, pasi furgoni do të kishte përfunduar në lumë.

Siç shihet në pamje, nxënësit janë nxjerrë nga mjeti pasi iu rrezikohej jeta. Fatmirësisht ata nuk kanë pësuar dëme.

aksident librazhd

Lini një Përgjigje