TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2024, 16:26

Vrasja e dyfishtë në 1996-ën, dënohet me 30 vite burg pas 28 vitesh shqiptari në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e dyfishtë në 1996-ën, dënohet me 30 vite burg pas 28
Shqiptari Fatmir Dervishi akuzohet për një vrasje të dyfishtë, e cila ka ndodhur në natën midis 31 dhjetorit të vitit 1996 dhe orët e para të 1 janarit 1997.

Një personi i është prerë fyti, ndërsa një tjetër është masakruar me thikë duke marrë 27 plagë si dhe një plumb në ballë. Më pas trupat e dy viktimave Ilir Haxia dhe Kastriot Tufa u dogjën.

Për këtë krim të dyfishtë, shqiptari Fatmir Dervishi u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm e më pas me 30 vite burg.
Dervishi nuk mori pjesë kurrë në gjykim, pasi ishte arratisur dhe u arrestua më vonë në vitin 2019.

Kur kërkoi të gjykohej sërish ai tha “nuk isha unë”. Por kjo nuk mjaftoi për të bindur gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Torinos, të cilët e dënuan sërish me 30 vjet burg.

“Do e apelojmë vendimin në Gjykatën e Lartë”, njoftoi avokati i të akuzuarit.

Kështu, gati 28 vjet më vonë, krimi i ndodhur natën e Vitit të Ri në zonën e Alessandria rikthehet.

Shqiptarët Ilir Haxia dhe Kastriot Tufa udhëtuan nga Padova për të festuar vitin e ri së bashku me bashkatdhetarët e tyre. Ata u vranë në mënyrë mizore nga tre burra të tjerë. Më 12 qershor 1998, Dervishi u dënua me burgim të përjetshëm si i arratisur. Me 30 vjet burg u dënua bashkëpunëtori, Dridanet Iberisha dhe 6 me vjet burg u dënua Sami Casmi.

“Ishte ai që akuzoi Dervishin”, kujton avokati.

Dy javë më parë të dy u gjendën përballë njëri-tjetrit në gjykatën e Torinos.
Në fakt, 44-vjeçari shqiptar u arrestua dhe kërkoi një gjykim të ri. Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e tij të parë, por Gjykata e Lartë e rrëzoi atë vendim dhe vendosi një çështje të re (e treta në Apel).

itali shqiptari fatmir dervishi vrasje e dyfishte

Lini një Përgjigje