TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2024, 14:07

U kap me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

U kap me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë në kuadër të operacionit ‘Tempulli 3’. Ai shiste doza kanabisi në zona të ndryshme të qytetit.

Në momentin e arrestimin, 27-vjeçarit Xhulio Jaura, i janë gjetur në makinë 530 doza të gatshme për shitje.

Po ashtu policia ka vënë në hetim edhe pasagjerin, 17-vjeçarin me inicialet L. Z., i cili dyshohet se bashkëpunonte me 27-vjeçarin për shitjen e drogës.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Delta Force, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas po transportonte me automjet, një sasi lënde narkotike, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.   

Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. J., 27 vjeç, banues në Fier. Në fshatin Kuç, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Xh. J. dhe pasagjer shtetasin L. Z., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.  

Lini një Përgjigje