TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Dhjetor 2023, 14:55

Vrasja e bujshme në Elbasan, zbardhet skema si Dumani përgatiti planin brenda 48 orëve për ekzekutimin e vëllait të Talo Çelës

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e bujshme në Elbasan, zbardhet skema si Dumani përgatiti planin
Nuredin Dumani

Vrasja e Klevis Kapllanit në Sinaballaj të Rrogozhinës është kryer teksa, ai fliste përmes aplikacionit “SKY” me Nuredin Dumanin.

Kapllani po priste dy miqtë e Dumanit, Besian Xhixhën dhe Enver Divën, ti çonin një makinë tip “Benz”, që do përdorej për goditjen e Dine Çamit dhe Elton Kilës në Elbasan.

Por pasi ka marë lajmin e vrasjes së Kapllanit, Dumani ka udhëtuar urgjentisht nga Elbasani në drejtim të Sinaballaj, duke parë nga distanca vdekjen e mikut të tij, të cilin ai e kishte përdorur për të vendosur armën tip “TT” në servisin e Seit Manahasës në Peqin.

Kjo armë ishte përdorur nga Skerdi Tasi në vrasjen e Emiljano Ramazanit në muajin korrik 2020.

I tronditur nga ajo që kishte ndodhur dhe që kishte parë, Dumani kthehet në Elbasan, duke marë takim me financuesin e tij, Erjon Alibej dhe së bashku bien dakord që të kundërpërgjigjen shumë shpejt ndaj grupit rival.

Ata hetojnë në mënyrë të ftohtë dhe të shpejtë duke dalë në konkluzjonin se vrasjen e Klevis Kapllanit e ka kryer Seit Manahasa dhe Talo Çela.

Në pamundësi për të kapur dhe goditur Manahasën, i cili në muajin shtator 2020 ndodhej në burg për shkak të grackës që i kishin ngritur me pistoletën “TT” Dumani dhe Erjon Alibej dhe pamundësi për të gjetur Talo Çelën, të bien dakord që kundërsulmin e tyre ta përqëndronin pikërisht tek Bujar Çela, vëllai i Talos, që punonte si taksist dhe në jetën e tij s’kishte kryer asnjë krim.

Mobilizimi i grupit është kryer në një kohë rekord, ku brenda 24 orëve, janë gjendur 60 mijë euro për pagesë, armët dhe një automjet tip “Renault” të vjedhur, të cilin grupi ja mori Ervis Martinaj.

Më 15 shtator 2020 u vra Klevis Kapllani, ndërsa një ditë më pas në datën 16 shtator 2020, Nuredini u takua me Enver Divën e Besmir Xhixhën në fshatin Pajovë.

Për vrasjen e Bujar Çelës, ata i kishin siguruar Dumanit një automjet tip “Renault”.

Nga hetimet e kryera nga SPAK rezulton se automjeti tip “Renault” ishte futur në territorin shqiptar nga Pika e Kalimit Kufitar Morinë nga Gëzim Haziri, i cili është nga qyteti i Kukësit.

Sipas dosjes së prokurorisë Haziri ka mjaft hyrje-dalje në kufi me shtetasin Bujar Hasani alias Lika, person me precedent kriminal i vrarë më datë 30 maj 2020 dhe lidhje e afërt e Ervis Martinaj, dhe Alket Xhixha, vëllai i Besian Xhixhës, i arrestuar në flagrancë disa vite më parë për “Vrasje të mbetur në tentative” në dëm të shtetasit Bujar Kullaj, ngjarje e ndodhur në kryqëzimin e rrugës së fshatit Larushk dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Këto fakte mbi automjetin “Renault” të përdorur në ekzekutimin e Bujar Çelës, mbështesin deklarimin e Nuredin Dumani i cili ka pohuar se:”…çunat (ljala për Besmir Xhixhën e Enver Divën) më thanë që kishin një “Renault” që ishte planifikuar për tu përdorur në një ngjarje tjetër, por ishte parë shumë herë në atë zonë dhe nuk mund të përdorej, prandaj ja dhanë çunave...”.

Dumani tregon se një ditë pasi ishte vrarë Klevis Kapllani, në 16 shtator 2020 takohet me Xhixhën dhe Divën në Pajovë dhe këtë natë së bashku ndenjtën deri rreth orës 04:00 të mëngjesit të datës 17 Shtator, në mbikqyrje dhe pritje të Bujar Çelës të dilte nga banesa.

Rreth kësaj orëve të mëngjesit, kur dhe shkonte të pinte kafenë e mëngjesit tek një bar kafe,të cilën Nuredinit ia kishte pas treguar më parë Eljo Bitri.

Gjatë kësaj periudhe Bitri ishte një person që luante me dy krahët,pasi ishte njeri i afërt me Talo Çelën, por njëherazi informonte dhe Nuredinin për gjithçka.

Bujar Çela, është qëlluar me 15 plumba në ambjenet e kafes tek rreth-rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan duke mbetur i vdekur në vend.

Dy vite nga kjo vrasje, Dumani ka çuar prokurorët e SPAK në vendin e kanalit të ujrave të zeza, ku kishte hedhur armët e vrasjes së Çelës, por ato nuk u gjendën./Ora News

nuredin dumani bujar çela talo çela

Lini një Përgjigje