TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Dhjetor 2023, 14:35

Akuzohet për trafik droge, publikohen pamjet kur ish-kryekomisari Stiljan Pasho kalon "Pasatin" e mbushur me drogë në Kapshticë

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për trafik droge, publikohen pamjet kur ish-kryekomisari Stiljan

Teksa gjykata la në burg ish-kryekomisarin Stiljan Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në Korçë janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë në pikën e kalimit kufitar Kapshticë kur transportuesit e drogës kalojnë lëndën narkotike pa u kontrolluar.

Në këto pamje filmike tregohet qartë se kryekomisari i kufirit Stiljan Pasho, ka udhëtuar nga Korça në Kapshticë në këtë makinë, duke qëndruar në vendin e parë. 

Kamerat kanë filmuar dhe lëvizjet e dyshimta të Stiljan Pashos, kryekomisarit të kufirit në Korçë, i cili shfaqet duke zbritur pikërisht në makinën ku ndodhej droga dhe më pas kryen veprime konkrete për sjelljen e lehtësirave të kalimit pa pengesa dhe mes policëve të automjetit tip “Passat” që shihet në pamjet filmike.

Siç shihet edhe në video, në një moment Pasho lëviz dorën duke bërë me shenjë që kalojë mjeti, i cili drejtohej nga Lorenco Lika.

Po ashtu, në video shihet se si ish-kryekomisari zbret nga makina pasi ka kaluar kufirin, ndërsa ajo ishte e mbushur me 26 kg kanabis.

Në 27 nëntor, mjeti ka hyrë në pikën e kalimit kufitar ku para tij gjendet në kontroll një mjet tip ‘Benz’, ndërsa ‘Pasati’ me kanabis parakalon nga e djathta e tij për të kaluar në tokën greke.

Kryekomisari e ka shoqëruar disa metra brenda tokës greke dhe më pas është kthyer në këmbë drejt kufirit shqiptar ndërsa Lika vijoi dërgimin e drogës në Greqi.

Droga u sekuestrua nga autoritetet greke ndërsa në pranga ra edhe 36-vjeçari. Policia sekuestroi edhe 3 mijë euro dhe 3 telefona celularë.

Droga ishte transportuar në një shtëpi ndërkohë që nga hetimet, rezultoi se kishte hyrë në Greqi nga Shqipëria më 27 nëntor 2023 në orët e mëngjesit. Automjeti i përdorur ishte përshtatur për fshehjen e pakove me drogë në depozitën e impiantit të gazit.

 

pamjet shefi kufirit drogë

Lini një Përgjigje