TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Dhjetor 2023, 11:38

Ekzekutimi i Entjan Nikulajt në Lezhë, publikohet foto e kallashit brenda makinës së djegur

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Entjan Nikulajt në Lezhë, publikohet foto e kallashit

Një makinë e djegur u gjet mbrëmjen e së shtunës afër Rinasit, menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ku u vra me armë zjarri Eno Nikulaj, kushëriri i biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua në muajin prill në lokalin e tij në Shëngjin.

Sakaq, brenda në automjet u gjetën edhe dy armë zjarri, njëra prej tyre e llojit kallashnikov.

Kallalshnikovi është shkrumbuar nga flakët në vendin e parë të makainës.

Pas vrasjes, në afërsi të Rinasit u gjet një automjet duke u djegur, brenda se cilës kishte dhe një armë zjarri automatik.

Referuar dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në vendin ku ndodhi ngjarja, rezulton se kjo makinë BMW ngjyrë gri me targa të denoncuara të vjedhura në Tiranë është përdorur nga autoret në atentatin ndaj 40-vjeçarit Entjan Nikulaj.

Ekzekutimi i Entjan Nikulajt në Lezhë, publikohet foto e kallashit

ekzekutimi i entjan nikulajt

Lini një Përgjigje